Kina synon nxitjen e një mjedisi të përmirësuar në internet
2024-03-16 11:58:56

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka shtuar përpjekjet për të rregulluar më mirë hapësirën kibernetike, duke vendosur një grup prej 10 detyrash korrigjimi për vitin 2024, njoftoi Zyra e Komisionit Qendror të Çështjeve të Hapësirës Kibernetike.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas zyrës, detyrat përfshijnë optimizimin e mjedisit të biznesit në internet, goditjen e lidhjeve me informacionin e paligjshëm dhe nxitjen e një mjedisi më të sigurt në internet për të miturit, shkruan “Xinhua”.

Po ashtu, do të bëhen përpjekje për të korrigjuar sjelljet e pahijshme nga llogaritë në mediat sociale, duke u fokusuar veçanërisht në ato që fabrikojnë ose shfrytëzojnë tema të nxehta, si dhe përdorin metoda joetike për të fituar ndjekës dhe për të gjeneruar fitime.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Që nga qershori 2023, përdoruesit e internetit në Kinë kishin arritur në 1.079 miliardë, sipas një raporti mbi zhvillimin e internetit të publikuar nga Qendra e Informacionit të Rrjetit të Internetit të Kinës. (Irma)