Muzeu Prado do të organizojë ekspozitën më të madhe në Shangai
2024-03-16 16:27:02

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Muzeu Kombëtar i Prados në Spanjë do të organizojë ekspozitën e tij më të madhe në Kinë.

Ekspozita e quajtur “Ages of Splendor: A History of Spain” do të mbahet në Muzeun e Artit Pudong në Shangai nga 23 prilli deri më 1 shtator.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Aty do të shfaqen 70 piktura origjinale të përzgjedhura nga koleksioni i Prados, 16 prej të cilave do të largohen nga Spanja për herë të parë dhe nëntë do të jenë jashtë Prados për herë të parë, shkruan “China Daily”.

Në ekspozitë do të jenë rreth 50 krijime të rëndësishme artistësh si Titian, Veronese, Rubens, Goya etj.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Muzeu i Prados, i cili u hap në vitin 1819, ka koleksionin më të pasur dhe më të plotë në botë të veprave spanjolle, si dhe kryeveprat e shkollave të tjera të pikturave europiane, veçanërisht të artit italian dhe flamand. (Irma)