Kina arrestoi 14.560 persona për krime të falsifikuara në vitin 2023
2024-03-15 11:45:37

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Autoritetet kineze arretuan 14.560 individëve dhe ndoqën penalisht rreth 38.900 për prodhimin dhe shitjen e mallrave të falsifikuara në vitin 2023, njoftoi të enjten Prokuroria e Lartë e Popullit (SPP).

Ndërsa blerjet online janë bërë një kanal i rëndësishëm konsumi, agjencitë prokurore kanë intensifikuar goditjet ndaj produkteve të rreme dhe me cilësi të dobët në platformat e internetit, shkruan “Xinhua”.

SPP publikoi pesë raste penale të prodhimit dhe shitjes së mallrave të rreme dhe nën standarde që janë të lidhura ngushtë me jetën e njerëzve, të tilla si ushqimi, ilaçet, si dhe materiale për kuzhinë dhe ndërtim.

SPP-ja bëri të ditur se agjencitë prokurore do të vazhdojnë të godasin krimet për falsifikime, veçanërisht ato që përfshijnë mënyrat e reja të biznesit të marketingut në internet dhe shitjeve në transmetim të drejtpërdrejtë. (Elona)