Baza e energjisë të Kinës jugperëndimore gjeneron mbi 1 trilion kWh energji elektrike
2024-03-15 14:46:51

Foto nga VCG

Deri të enjten, baza e energjisë hidro-erë-fotovoltaike në pellgun e lumit Yalong kishte gjeneruar mbi 1 trilion kWh energji elektrike që nga fillimi i saj, njoftoi “Yalong River Hydropower Development Company, Ltd”, citon “Xinhua”.

Baza e energjisë, që ndodhet në pellgun e lumit Yalong në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, filloi funksionimin e stacionit të saj të parë të energjisë në 1998.

Prodhimi akumulues i energjisë së pastër të bazës së energjisë gjatë dy dekadave të fundit ka ndihmuar në reduktimin e rreth 800 milionë tonë emetimeve të dyoksidit të karbonit, ekuivalente me mbledhjen e karbonit të më shumë se 8 milionë hektarëve të pyjeve të mbjella, bëri të ditur kompania.

Foto nga VCG

Baza e energjisë tani ka shtatë hidrocentrale në shkallë të gjerë dhe pesë projekte të energjisë së erës dhe diellore në funksionim, me një kapacitet total të instaluar prej rreth 21 milionë kilovat.

Aktualisht, baza mund të gjenerojë rreth 90 miliardë kWh energji elektrike në vit.

Të gjitha projektet e ndërtimit janë planifikuar të përfundojnë deri në vitin 2035, me prodhimin e vlerësuar vjetor të energjisë që arrin rreth 200 miliardë kWh, sipas kompanisë. (Elona)