Ekonomistët e huaj nxjerrin në pah të dhëna inkurajuese për ekonominë kineze
2024-03-15 12:10:36

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ekonomistët e shumë institucioneve të huaja financiare thanë se të dhënat inkurajuese të fundit për tregtinë e jashtme tregojnë se ekonomia kineze ruajti prirjen e saj rritëse në fillim të vitit, shkruan “Xinhua”.

Ekonomistët shprehën optimizëm mbi perspektivën ekonomike të Kinës ndërsa raporti i punës së qeverisë për këtë vit theksoi përpjekjet për të promovuar një zhvillim me cilësi të lartë.

Indeksi i çmimeve të konsumit të Kinës (CPI) u rrit me 0.7 për qind në baza vjetore në shkurt, duke përmbysur një rënie prej 0.8 për qind në janar. CPI-ja bazë, që uli çmimet e ushqimit dhe energjisë, u rrit me 1.2 për qind në baza vjetore në të njëjtën periudhë, duke shënuar rritjen më të madhe në dy vjet, njoftoi Zyra Kombëtare e Statistikave.

Analistët e kërkimit në “Nomura” besojnë se inflacioni i çmimeve të konsumit është shumë mbi pritshmëritë e tregut me lirimin e fuqishëm të kërkesës së konsumit të ndrydhur gjatë Festës së Pranverës, e reflektuar në rritjen e shitjeve të biletave ajrore, shërbimeve të automjeteve me qira, biletave të kinemasë dhe shfaqjeve “live”.

Ekonomisti i “UBS”, Wang Tao, parashikoi se Kina do të ketë një normë më të lartë të rritjes së CPI-së këtë vit sesa ajo e vitit 2023 me një rikuperim të butë të çmimeve.

Tregtia e jashtme e vendit në mallra pati rritje me 8.7 për qind për të arritur një nivel historik prej 6.61 trilionë juanë (rreth 931 miliardë dollarë amerikanë) në dy muajt e parë, treguan të dhënat nga Administrata e Përgjithshme e Doganave.

Eksportet e forta drejt tregjeve në zhvillim nxitën rritjen e tregtisë së vendit në periudhën janar-shkurt, sipas “Nomura”-s.

Wang tha se qeveria kineze theksoi ndryshimet e vazhdueshme strukturore dhe përshkroi politika strukturore për të lehtësuar tranzicionin, të tilla si politikat për zhvillimin e forcave të reja prodhuese cilësore.

Liu Jing, kryeekonomist për “Greater China” në “HSBC”, tha se Kina mund të arrijë objektivin e saj të rritjes prej rreth 5 për qind këtë vit.

“Një sërë faktorësh favorizues, duke përfshirë stabilizimin e tregut të pronave, rimëkëmbjen e ndjenjave të konsumatorëve, investimet më të forta prodhuese të nxitura nga përmirësimet masive të pajisjeve dhe masat fiskale dhe monetare, do të ndihmojnë në nxitjen e një rimëkëmbjeje të qëndrueshme të ekonomisë”,- tha Liu. (Elona)