Shërbimi i trenave të mallrave Kinë-Europë lidh provincën kufitare kineze me Holandën
2024-03-15 11:13:51

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një rrugë e re e trenit ndërkombëtar të mallrave që lidh Harbinin, kryeqendra e provincës Heilongjiang të Kinës verilindore, me Tilburgun në Holandë, është bërë shërbimi i parë i trenit të mallrave Kinë-Europë që lidh provincën kufitare me një qytet në Holandë.

Një tren mallrash u nis nga stacioni i qendrës ndërkombëtare të kontejnerëve në Harbin të enjten, duke shënuar inaugurimin e shërbimit, sipas “China Railway Harbin Group Co., Ltd”.

Treni do të udhëtojë 10.257 km përmes portit të Manzhoulit dhe do të arrijë në Tilburg për 15 ditë, bën të ditur “Xinhua”.

“Krahasuar me transportin detar, shërbimi i ri i trenit të mallrave do të shkurtojë kohën e dorëzimit me dy të tretat”,- tha Liang Chuan, kreu i stacionit.

Sipas të dhënave, numri i trenave të mallrave Kinë-Europë dhe vëllimi i ngarkesave që ata transportuan nga dhe në Heilongjiang u rritën me përkatësisht me 161.5 për qind dhe 151.6 për qind në dy muajt e parë të vitit. (Elona)