Angazhimi i Kinës për hapjen ofron siguri e mundësi për botën
2024-03-15 17:41:30

Hapja e nivelit të lartë është një temë e nxehtë gjatë "dy sesioneve" vjetore të Kinës këtë vit. Kina ka shpalosur politika të ndryshme për tërheqjen e investimeve të huaja.

Kina ka qenë një nga destinacionet më të njohura të investimeve të drejtpërdrejta financiare ndër vite dhe ka përfituar nga prej tyre. Për të përballuar konkurrencën globale dhe për të tërhequr më shumë investime, Kina po optimizon në mënyrë aktive mjedisin e vet për investimet e huaja.

Këshilli i Shtetit i Kinës nxori 24 udhëzime të reja për të tërhequr më shumë kapital global dhe për të përmirësuar më tej mjedisin e biznesit për kompanitë shumëkombëshe. Ato përfshijnë inkurajimin e investitorëve të huaj për të zbatuar projekte të mëdha kërkimore-shkencore, sigurimin e trajtimit të barabartë të kompanive të huaja dhe vendase, funksionimin e mekanizmave të përshtatshëm e të sigurt për flukset ndërkufitare të të dhënave, lejimin e ndërmarrjeve të huaja që të angazhohen plotësisht në prokurimet qeveritare dhe mbështetjen më të fortë fiskale dhe me stimuj tatimorë.