Kapaciteti i depozitimit të rezervuarëve në Kinë ka shënuar rritje dekadën e fundit
2024-03-15 14:37:46

Foto nga VCG

Kapaciteti i depozitimit të rezervuarëve në Kinë është rritur me 163.2 miliardë metra kub në dekadën e fundit, tha zëvendësministri i Burimeve Ujore, Liu Weiping, në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.

Ai theksoi se në këtë periudhë, vendi përmirësoi sistemin inxhinierik të kontrollit të përmbytjeve, i cili përbëhet kryesisht nga rezervuarë, rrjedha lumenjsh, argjinatura dhe zona të depozitimit të përmbytjeve.

Përqindja e humbjeve të shkaktuara nga përmbytjet ndaj produktit të brendshëm bruto u ul nga 0.51 për qind në dekadën e mëparshme në 0.24 për qind, tha ai.

Sipas Liu, investimi vjetor i përfunduar në ndërtimin e ruajtjes së ujit u rrit nga 375.8 miliardë juanë (52.93 miliardë dollarë amerikanë) në 1.2 trilionë juanë në dekadën e fundit. (Elona)