Pas dy përpjekjesh të dështuara, SpaceX lëshon raketën Starship
2024-03-15 14:51:23

Foto nga VCG

“SpaceX” ka lëshuar raketën e saj “Starship” nga baza në Teksas. Përpjekja e tretë duket se ka qenë e suksesshme, pasi dy të mëparshmet hasën në vështirësi.

Në prill 2023, raketa 120 metra e gjatë, shpërtheu katër minuta pas ngritjes. Më pas, një fluturim i dytë testues në nëntor u ngjit më lart, por u ndërpre për shkak të problemeve teknike.

NASA dëshiron ta përdorë raketën “Starship” për të kryer pjesën e fundit të udhëtimit për të dërguar astronautët në Hënë për herë të parë në pesë dekada, si pjesë e programit të saj “Artemis”.

“Starship” është gjithashtu shtylla kryesore e qëllimit të “SpaceX” për të çuar njerëzit në Mars.

Qëllimi kryesor i kompanisë është që t'i bëjë njerëzit një specie shumëplanetare, duke i dërguar ata të jetojnë në planete të tjerë. Kjo detyrë do të kërkonte një raketë vërtet masive. (Elona)