Baza shumenergjitike e Kinës jep mbi 1 trilion kilovatorë elektricitet
2024-03-15 15:23:27

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Që nga vënia në funksionim e saj dhe deri të enjten, baza e energjisë së shumëfishtë prej ujit, erës dhe diellit e pellgut të lumit Yalong ka prodhuar mbi 1 trilion kilovatorë (kWh) elektricitet, sipas Kompanisë së Zhvillimit të Energjisë Ujore të Lumit Yalong. 

Centrali i parë i kësaj baze energjetike, që gjendet në pellgun e lumit Yalong në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore, filloi punën në vitin 1998.

Energjia e pastër e prodhuar prej bazës gjatë dy dekadave të fundit ka ndihmuar në uljen e rreth 800 milionë tonëve lëshime të dioksidit të karbonit, baras me thithjen e karbonit prej më shumë se 8 milionë hektarëve me pyje, tha kompania, e cila është si ndërtuesja, ashtu edhe operatorja e bazës. 

Baza energjetike tani ka shtatë hidrocentrale të mëdha dhe pesë projekte të energjisë së erës e diellore në funksionim, me një kapacitet të instaluar të përgjithshëm prej rreth 21 milionë kilovatësh. 

Tani baza mund të prodhojë rreth 90 miliardë kWh energji elektrike në vit. Të gjitha projektet e ndërtimit pritet të përfundojnë deri më 2035, dhe prodhimi vjetor i energjisë vlerësohet që do të arrijë në rreth 200 miliard kWh, tha kompania.