Delegacioni kinez mbron një botë pa diskriminim gjinor në CSW68 të OKB-së
2024-03-15 18:24:06

Kryetarja e delegacionit kinez pjesëmarrës në sesionin e 68-të të Komisionit për Statusin e Grave (CSW68) ka bërë thirrje për përpjekje për të krijuar një botë pa diskriminim ndaj grave. 

Foto:VCG

Selia e OKB-së, Nju Jork(Foto:VCG)

"Kina, së bashku me komunitetin ndërkombëtar, do të nxitë përpjekjet  për ta bërë Nismën e Zhvillimit Global më të thellë e më praktike, duke ndërtuar një botë të lirë nga diskriminimi ndaj grave dhe duke krijuar një epokë të re të zhvillimit botëror," tha në CSW68, që nisi të hënën, Huang Xiaowei, ministre dhe zëvendëskryetare e Komitetit Kombëtar të Punës për Fëmijët dhe Gratë të Këshillit të Shtetit.

Në fjalimin e saj, Huang theksoi se Kina e ka përfshirë barazinë gjinore si një politikë bazë shtetërore në "programin qeverisës të Partisë", duke iu përkushtuar nxitjes së ndërthurjes së zhvillimit të grave me zhvillimin e ekonomisë dhe të shoqërisë, duke i nxitur gratë të kenë besim dhe pavarësi. 

Huang deklaroi se Kina këmbëngul në vendosjen e njerëzve në qendër, duke fituar betejën më të madhe kundër varfërisë në historinë njerëzore, duke kontribuuar për mbi 70 për qind në pakësimin e varfërisë globale, me më shumë se 44 milionë gra në zonat rurale që dolën nga varfëria absolute. 

"Kina është e gatshme të forcojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me vendet e tjera, të rritë investimet në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm të grave, të vazhdojë të nxisë zbutjen e varfërisë së grave, të inkurajojë pjesëmarrjen e grave në transformimin e gjelbër dhe të zbatojë më tej kauzën e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave," u shpreh Huang.

Ajo theksoi se Kina ka mbështetur krijimin e kapaciteteve për gratë në mbi 100 vende në zhvillim dhe do të vazhdojë të punojë me vendet në të gjithë botën për të zhvilluar aktivisht edukimin shëndetësor, digjital e shkencor për gratë, duke ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin më të mirë të tyre me anë të barazisë në marrjen e arsimit cilësor. 

Foto:VCG

Huang Xiaowei, ministre dhe zëvendëskryetare e Komitetit Kombëtar të Punës për Fëmijët dhe Gratë të Këshillit të Shtetit(Foto:VCG)

Në veprimtarinë Kinë-BE në kuadër të këtij sesioni, me temë "Përfshirja financiare për barazi gjinore", e cila u mbajt të mërkurën, Huang shtjelloi mundësitë e rëndësishme të sjella ndaj zhvillimit të grave nga strategjia e financave përfshirëse e Kinës. 

Nëpërmjet historive të "ndryshimeve të vogla" në jetën e grave, të tilla si "hera e parë e përparësisë për të marrë hua", "hera e parë e zotërimit të një vule dhe karte bankare" dhe "hera e parë e blerjes së të kuqit të buzëve me paratë e fituara vetë", ajo tregoi mbi "revolucionin e madh" në realizimin e forcimit ekonomik të grave dhe pjesëmarrjen e barabartë të tyre me burrat.

Gjatë CSW68, delegacioni foli gjithashtu mbi temë të tilla si mbështetja e forcimit ekonomik dhe krijimit të kapaciteteve për gratë e të rinjtë në vendet në zhvillim, duke përfshirë zonat në konflikt, dhe zhvilloi takime dypalëshe me zv.sekretaren e përgjithshme të OKB-së dhe drejtoren ekzekutive të Agjencisë së Grave të OKB-së Sima Sami Bahous dhe zyrtarë të lartë të vendeve të tjera. 

Gjatë ditëve të kaluara, delegacioni mori pjesë në veprimtari të ndryshme shumëpalëshe, duke përfshirë një debat të përgjithshëm, një tryezë të rrumbullakët ministrore, debatin publik të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe veprimtari tematike dytësore. 

Foto:VCG

Foto:VCG

CSW68, veprimtaria më e madhe vjetore e OKB-së kushtuar barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, do të vijojë deri më 22 mars në selinë e OKB-së në Nju-Jork dhe ka si temë "Përshpejtimi i arritjes së barazisë gjinore dhe fuqizimi i të gjitha grave e vajzave duke trajtuar varfërinë dhe duke forcuar institucionet e financimin me një perspektivë gjinore."(Artan)