Prodhimi i gazit në Tianjin arrin rekord të ri
2024-03-15 11:07:45

Foto nga VCG

Kompania “PetroChina Dagang Oilfield”, në komunën Tianjin të Kinës veriore, një degë e gjigantit kinez të naftës “PetroChina”, njoftoi të enjten se prodhimi i saj i gazit natyror ka vendosur një rekord të ri, citon “Xinhua”.

Sipas kompanisë, një total prej mbi 2.2 miliardë metra kub gaz është prodhuar gjatë periudhës së fundit vjetore të nxjerrjes së gazit që zgjati pesë muaj deri në mars, 16 për qind më shumë në baza vjetore.

Si burimi rregullator rajonal më i madh dhe më efikas i gazit në zonën Pekin-Tianjin-Hebei, grupi i ruajtjes së gazit të fushës së naftës Dagang shërben për detyrat sezonale të rruajtjes së pikut dhe furnizimit me gaz emergjent në rajon. Gazi natyror i nxjerrë mund të arrijë në qendër të Pekinit brenda dy orësh. Objektet kanë funksionuar për mbi 8500 ditë dhe kanë nxjerrë rreth 33 miliardë metra kub gaz natyror deri më tani, tha Li Caixiong, zyrtar i kompanisë. Kompleksi i ruajtjes së gazit pritet të dyfishojë prodhimin e tij vjetor të gazit deri në vitin 2030, duke kontribuar vazhdimisht në zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei. (Elona)