Forcat e Rojës Bregdetare Kineze kryejnë patrullimin në ujërat afër ishullit Kinmen
2024-03-15 20:09:46

Të premten, një flotë anijesh të Rojës Bregdetare të provincës Fujian të Kinës Juglindore kreu një patrullim në ujërat afër ishullit Kinmen.

Foto:VCG

Foto:VCG

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të qeverisë qendrore kineze Chen Binhua u shpreh se, pas incidentit të 14 shkurtit, autoritetet e Partisë Demokratike Progresive (PDP) në Tajvan jo vetëm që nuk treguan pendim për këtë ngjarje, duke shpërfillur kërkesat e drejta të familjarëve të viktimave, por edhe u përpoqën të shmangnin përgjegjësitë e tyre nën pretekstin e "procedurave të brendshme hetimore", gjë që ka ngjallur zemërim dhe kundërshtim të fortë nga banorët në të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Tajvani është një pjesë e Kinës. Patrullimi i Rojës Bregdetare të pjesës kontinentale në ujërat afër ishullit Kinmen është një veprim i drejtë për të mbrojtur rendin e peshkimit në ujërat përkatëse. Ne nuk do të pranojmë e as nuk do të tolerojmë veprimet brutale të autoriteteve të PDP-së që dëmtojnë ndjenjat e bashkatdhetarëve. Ato duhet t'u japin një përgjigje të duhur sa më shpejt familjarëve të viktimave dhe banorëve në të dy brigjet. Pjesa kontinentale rezervon të drejtën për të marrë të gjitha masat e mundshme dhe të gjitha pasojat do të bien mbi autoritetet e PDP-së", tha zëdhënësi.

Foto:VCG

Foto:VCG

Më 14 shkurt, dy peshkatarë nga pjesa kontinentale e Kinës humbën jetën për shkak të përmbysjes së anijes së tyre gjatë një përplasjeje keqdashëse prej një anijeje patrullimi të rajonit të Tajvanit.(Zhang Yan/Artan)