MJK: Përhapja e informacioneve të rreme nuk mund të ndalojnë përparimin e Kinës
2024-03-15 20:54:43

Foto:VCG

Foto:VCG

“Përhapja e informacioneve të rreme është bërë një mjet i rëndësishëm i ‘luftës së njohjes’ të ShBA-së kundër Kinës, por kjo nuk mund të ndalojë hapat e përparimit të Kinës”. Kështu u shpreh zëdhënësi i diplomacisë kineze Wang Wenbin në një konferencë shtypi të premten në Pekin kur iu kërkua të komentonte mbi njoftimet e “Reuters”-it që, në vitin 2019, presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump nënshkroi një dekret të fshehtë, duke autorizuar CIA-n të përhapë lajme përbaltëse kundër Kinës në Kinë, Azinë Juglindore, vendet e Paqësorit Jugor dhe Afrikë nëpërmjet kontrollit të medias dhe llogarive të rreme në rrjetet sociale.

Foto:VCG

Zëdhënësi Wang Wenbin(Foto:VCG)

Lidhur me këtë, zëdhënësi komentoi se senatori republikan amerikan Randal Howard Paul pohoi se qeveria amerikane është përhapësja më e madhe e informacioneve të rreme në botë. ShBA-ja shpesh kritikon vendet e tjera për përhapjen e informacioneve të tilla, por, në fakt, ajo vetë është burimi i tyre.

“Fabrikimi dhe përhapja e gënjeshtrave do të shpejtojnë falimentimin e besueshmërisë së vetë atyre që e bëjnë një gjë të tillë. Informacionet e rreme nuk mund të ndalojnë hapat e përparimit të Kinës, por vetëm sa do të dëmtojnë reputacionin e ShBA-së,” shtoi zëdhënësi Wang.(Zhang Yan/Artan)