Hekurudha Kinë-Laos trajton mbi 30 milionë udhëtime pasagjerësh
2024-03-15 11:10:20

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Deri të martën, hekurudha Kinë-Laos kishte kryer gjithsej 30.2 milionë udhëtime pasagjerësh që nga fillimi i saj në dhjetor 2021, treguan të enjten të dhënat nga “China State Railway Group Co., Ltd”.

Numri mesatar ditor i trenave të pasagjerëve në seksionin kinez të hekurudhës u rrit nga 35 në periudhën fillestare në 51, me udhëtime ditore të pasagjerëve që u rritën nga 20.000 në një kulm prej 103.000, shkruan “Xinhua”.

Numri mesatar ditor i trenave të pasagjerëve të trajtuar nga seksioni i tij në Laos është rritur nga 4 në 12.

Sa për ngarkesat, vëllimi i transportit ndërkufitar arriti në 34.24 milionë tonë, duke përfshirë mbi 7.8 milionë tonë mallra importi dhe eksporti.

Ngarkesa e importit dhe eksportit përfshin mbi 2900 kategori, nga goma,  pajisje elektrike dhe automobila.

Si një projekt historik i bashkëpunimit me cilësi të lartë të “Një brez, një rrugë”, hekurudha Kinë-Laos 1035 km lidh Kunming, kryeqendra e provincës Yunnan e Kinës jugperëndimore, me kryeqytetin e Laosit, Vientiane. (Elona)