Brazil, përhapen viruset Denge dhe Zika
2024-03-15 12:18:04

Foto ATSH

Epidemia Denge vijon të përhapet në Brazil. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, këtë vit janë konfirmuar 391 vdekje të shkaktuara nga infeksioni i mushkonjave, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për 854 vdekje të tjera, shkruan “Il messaggero”, citon “ATSH”.

Rastet e dyshuara i kalojnë 1.5 milionë, prej të cilave 12 mijë janë të rënda.

Një emergjencë shëndetësore është shpallur në 9 shtete të vendit të Amerikës së Jugut.

Sindroma e infeksionit kongjenital për virusin “Zika” gjithashtu u rihap sërish në vitin 2023, me 1035 raste, shifra më e lartë që nga viti 2019. (Elona)