Kina nxjerr udhëzime për të nxitur tregtinë elektronike në zonat rurale
2024-03-14 10:51:35

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina ka nxjerrë një udhëzues për të çuar përpara zhvillimin me cilësi të lartë të tregtisë elektronike në zonat e saj rurale. Udhëzuesi u publikua nga nëntë departamente, duke përfshirë Ministrinë e Tregtisë dhe Administratën e Hapësirës Kibernetike të Kinës.

Lëvizja synon të kalojë valën e ekonomisë digjitale në zhvillim për të krijuar një model të ri zhvillimi dhe për të përmirësuar konsumin rural dhe të ardhurat e banorëve ruralë, citon “Xinhua”.

Udhëzuesi propozon 14 politika të detajuara në gjashtë aspekte, duke përfshirë ndërtimin e një platforme shërbimi gjithëpërfshirës të tregtisë elektronike rurale me shumë nivele, përshpejtimin e ndërtimit të një sistemi modern logjistik dhe shpërndarjeje dhe nxitjen e njësive të reja të larmishme të tregtisë elektronike në zonat rurale. (Elona)