Sllovenia do të mbajë referendum për ndërtimin e centralit të ri bërthamor
2024-03-14 11:56:35

Foto nga VCG

Anëtarët e shumicës së partive parlamentare sllovene paraqitën një propozim për një referendum nëse vendi duhet të ndërtojë termocentralin e tij të dytë bërthamor, në mënyrë që të sigurojë një burim të qëndrueshëm energjie në të ardhmen.

Sipas propozimit, referendumi do të mbahet në gjysmën e dytë të nëntorit, bën të ditur “Xinhua”.

Partitë që paraqitën mocionin së bashku mbajnë 82 nga 90 vendet në parlament.

“Ky është një projekt i të gjithë vendit dhe i disa gjeneratave”,- tha Natasha Avsic Bogoviç e Lëvizjes për Liri të kryeministrit Robert Golob.

Centrali i vetëm bërthamor i Sllovenisë, i cili është në pronësi të barabartë nga Sllovenia dhe fqinji i saj Kroacia, u ndërtua në bashkëpunim me firmën amerikane “Westinghouse” dhe filloi të funksionojë në vitin 1983.

Centrali mbulon rreth një të pestën e nevojave të Sllovenisë për energji elektrike. (Elona)