Li Qiang: Inteligjenca Artificiale, jetike për zhvillimin e forcave të reja prodhuese cilësore
2024-03-14 15:15:20

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Kryeministri i Kinës Li Qiang tha të mërkurën se inteligjenca artificiale (AI) është një shtysë e rëndësishme për zhvillimin e forcave të reja prodhuese cilësore, gjatë inspektimit në organizata e kompani të teknologjisë në Pekin. 

Li kërkoi të bëhen përpjekje për të ngritur nivelet e kapaciteteve informatike dhe për të nxitur përparimet algoritmike, si edhe përdorimin e të dhënave, në një simpozium të mbajtur gjatë inspektimit të tij. 

Li vizitoi kompaninë kineze të teknologjisë "Baidu" për të mësuar mbo zhvillimin dhe aplikimin e produkteve të modelit të madh gjuhësor (LLM). Është e rëndësishme të krijohen më shumë skenarë zbatimi dhe të sigurohet një mjedis më i favorshëm për industritë e AI-së, theksoi ai.

Kreu i qeverisë kineze shkoi edhe në Zonën e Demonstrimit të Nivelit të Lartë të Drejtimit Autonom të Makinave  të Pekinit, ku bëri thirrje për ta përdorur ngritjen e nivelit të teknologjisë së drejtimit autonom të makinave për të nxitur zhvillimin e industrisë së automjeteve dhe ndërtimin e qyteteve të zgjuara. 

Kur vizitoi  "Naura Technology", kryeministri e inkurajoi këtë kompani të  prodhimit të gjysmëpërcjellësve të rritë investimet në shkencë e teknologji dhe të forcojë zhvillimin e pajisjeve të përparuara të përpunimit. 

Ai ndaloi gjithashtu në Akademinë e Inteligjencës Artificiale të Pekinit, një organizatë jofitimprurëse për studimin e AI-së, për të mësuar rreth zhvillimit të të ashtuquajturave "teknologji kufitare" për modelin e madh gjuhësor. Li bëri thirrje për të pasur si objektiv arritjen në nivelin e përparuar botëror, duke forcuar bashkëpunimin për të bërë përparime të reja.