Kina ndan 830 milionë juanë për të mbështetur bujqësinë
2024-03-14 14:35:51

Foto nga VCG

Kina ka rezervuar 830 milionë juanë (116.9 milionë dollarë amerikanë) për të mbështetur proceset bujqësore të pranverës së këtij viti, bën të ditur “Xinhua”.

Fondi është ndarë bashkërisht nga Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale.

Fondi do të përdoret për të nxitur parandalimin fatkeqësive  dhe restaurimin e objekteve të bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit në 12 rajone të nivelit provincial, duke përfshirë Jiangsu, Anhui, Henan, Hubei dhe Hunan.

Prodhimi i drithit i Kinës arriti një rekord prej 695.4 milionë tonësh vitin e kaluar. (Elona)