Jiangsu i Kinës lindore, rritje prej 13.4 për qind të tregtisë së jashtme në janar-shkurt
2024-03-14 11:42:45

Foto nga VCG

Jiangsu e Kinës lindore raportoi një vëllim të tregtisë së jashtme prej 850.4 miliardë juanë (rreth 119.9 miliardë dollarë amerikanë) në dy muajt e parë të 2024-s, 13.4 për qind më shumë nga një vit më parë, citon “Xinhua” të dhënat e doganave.

Gjatë periudhës, eksportet e provincës u rritën 11.9 për qind, duke arritur në 541.6 miliardë juanë, ndërsa importet e saj qëndruan në 308.8 miliardë juanë, një rritje vjetore prej 16.2 për qind, sipas Doganës së Nanjingut.

Në dy muajt e parë të vitit, vëllimi tregtar i ndërmarrjeve private të Jiangsu u rrit me 28.1 për qind, duke arritur në 396.9 miliardë juanë, duke përbërë 46.7 për qind të tregtisë totale të provincës.

Ndërmarrjet e financuara nga jashtë në krahinë kontribuan me 45.6 për qind në vëllimin e përgjithshëm tregtar. (Elona)