Presidenti rus: Gati të përdorim armë bërthamore nëse vendi është në rrezik
2024-03-14 11:16:29

Foto RTSH

Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore nëse ekziston një kërcënim për ekzistencën e vendi, deklaroi presidenti Vladimir Putin në një intervistë për mediat shtetërore përpara zgjedhjeve presidenciale më 15 mars, në të cilat ai pritet të shkojë drejt një mandati të pestë në detyrë, bën të ditur “RTSH”.

Putin tha se nga pikëpamja ushtarake dhe teknike, Rusia është gati për një luftë bërthamore, megjithëse ai nuk tha se një e tillë ishte e afërt. Ai paralajmëroi se nëse trupat amerikane do të vendoseshin në Ukrainë, Rusia do t'i trajtonte si ndërhyrës.

Putin tha se SHBA-ja po zhvillon gjithashtu forca bërthamore, por kjo nuk do të thotë se janë gati të fillojnë një luftë bërthamore nesër.

Putin tha po ashtu se sistemet financiare dhe ekonomike të Rusisë janë të qëndrueshme dhe aftësitë e Forcave të saj të Armatosura vetëm po rriten. (Elona)