Bie shkalla e miopisë te të rinjtë kinezë
2024-03-14 14:32:21

Foto nga VCG

Shkalla e përgjithshme e miopisë te fëmijët dhe adoleshentët kinezë në vitin 2022 ishte 51.9 për qind, 0.7 pikë përqindje më e ulët se ajo e vitit 2021, sipas autoritetit të kontrollit të sëmundjeve të vendit.

Shifra e vitit 2022 përfaqësoi një rënie prej 1.7 pikë përqindjeje krahasuar me të dhënat e një studimi mbarëkombëtar të miopisë në vitin 2018, sipas të dhënave të monitorimit të publikuara nga Administrata Kombëtare e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, bën të ditur “Xinhua”.

Të dhënat zbuluan gjithashtu se në mesin e studentëve miopë, proporcionet e miopisë së lehtë, të moderuar dhe të rëndë janë përkatësisht 53.3 për qind, 37.0 për qind dhe 9.7 për qind. Normat e përgjithshme të miopisë për shkollën fillore, shkollën e mesme të ulët dhe shkollën e mesme të lartë janë përkatësisht 36.7 për qind, 71.4 për qind dhe 81.2 për qind.

Administrata tha se do të vazhdojë të avancojë përpjekjet për parandalimin dhe kontrollin e miopisë, duke përfshirë forcimin e monitorimit dhe vlerësimit të miopisë dhe faktorëve të saj ndikues, promovimin e teknologjive të përshtatshme për parandalimin e miopisë dhe rritjen e trajnimit profesional. (Elona)