Shpërthimi shkakton 7 të vdekur e 27 të plagosur në Yanjiao të Kinës Veriore
2024-03-14 12:04:20

Foto nga VCG

Shtatë veta u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në Sanhe, në provincën Hebei të Kinës Veriore të mërkurën, tha të enjten zyra e menaxhimit të emergjencave e qytetit.

Shpërthimi, që dyshohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi, ndodhi në orën 7:54 të mëngjesit në një dyqan në qytezën Yanjiao të Sanhe-së, një qytet fqinj me Pekinin.

Të plagosurit, të gjithë me lëndime jo kërcënuese për jetën, u dërguan në spitale, dhe 14 prej tyre kanë dalë tashmë.

Operacioni i kërkim-shpëtimit në vendngjarje përfundoi në mbrëmjen e së mërkurës, por hetimet e mëtejshme po vazhdojnë. (Çang Çuo)