Kinë, përfundon zgjedhja e grupit të katërt të astronautëve për misionet e ardhshme hapësinore
2024-03-14 19:59:40

Foto:VCG

Astronaut kinezë në trajnim(Foto:VCG)

Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës tha të mërkurën se kishte përfunduar përzgjedhjen e grupit të katërt të astronautëve për misionet e ardhshme hapësinore.

Kina planifikon të zgjedhë 12 - 14 astronautë të stërvitur për t'iu bashkuar grupit të astronautëve për misionet e ardhshme të fluturimeve hapësinore. Kandidatët përfshijnë pilotë, inxhinierë fluturimi dhe ekspertë të ngarkesës.

Kjo është hera e parë që përzgjidhen ekspertë të ngarkesës nga Hong-Kongu dhe Makaoja, dy rajonet e posaçme administrative të Kinës.

Astronaut kinezë në trajnim(Foto:VCG)

Astronaut kinezë në trajnim(Foto:VCG)

Kina filloi procesin e përzgjedhjes më 2022 dhe, deri në gushtin e vjetshëm, faza e dytë e procesit të përzgjedhjes kishte përfunduar, me rreth 20 kandidatë që hynë në raundin përfundimtar.

Astronautët do të zhvillojnë stërvitje intensive, që zakonisht zgjat tre vjet e gjysmë, përpara se të jenë gati të kryejnë misione hapësinore.

Astronaut kinezë në trajnim(Foto:VCG)

Astronaut kinezë në trajnim(Foto:VCG)

Kina po planifikon dy misione hapësinore me astronautë në prill dhe tetor këtë vit, duke përdorur raketën mbartëse “Marshimi i Madh-2F” për të dërguar anijet kozmike me astronautë “Shenzhou-18” dhe “Shenzhou-19” për t’u bashkuar me stacionin hapësinor kinez në orbitë.(Artan)