Presidenti rumun njofton kandidimin për kreun e NATO-s
2024-03-14 15:02:07

Foto nga VCG

Presidenti rumun, Klaus Iohannis, njoftoi vendimin e tij për të kandiduar për postin e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

“E deklaroj këtë kandidaturë në emër të Rumanisë”,- tha Iohannis në Pallatin presidencial Cotroceni, citon “Xinhua”.

Ai theksoi se ka ardhur koha që Rumania të marrë përgjegjësi edhe më të mëdha brenda strukturave udhëheqëse euroatlantike.

Rumania është një nga shtetet aleate që ndan 2.5 për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtjen, tha ai.

I lindur në vitin 1959, Iohannis studioi fizikë në Universitetin e Bukureshtit përpara se të hynte në politikë në fillim të viteve 2000. Ai u bë president i Rumanisë në vitin 2014 dhe u rizgjodh në vitin 2019. (Elona)