Shanxi regjistron rritje të fuqishme të tregtisë së jashtme me vendet e “Një brez, një rrugë”
2024-03-14 11:13:16

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Provinca Shanxi e Kinës veriore regjistroi 36.2 për qind rritje me bazë vjetore në tregtinë e jashtme me vendet e nismës “Një brez, një rrugë” në dy muajt e parë të këtij viti, sipas Doganave lokale.

Vëllimi i importit dhe eksportit midis Shanxi dhe vendeve partnere të “Një brez, një rrugë” arriti në 13.6 miliardë juanë (rreth 1.9 miliardë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, bën të ditur “Xinhua”.

Indonezia, e vendosur në krye midis 122 vendeve të “Një brez, një rrugë” që tregtojnë me Shanxi, ka një vlerë importi dhe eksporti prej 3.06 miliardë juanë, një rritje prej 55 për qind. Tregtia me Arabinë Saudite dhe Afrikën e Jugut gjithashtu u rrit respektivisht me 256.6 për qind dhe 225.3 për qind.

Eksportet kryesore të provincës përfshijnë telefona celularë dhe aksesorë, çelik inoks dhe qymyr.

Ndërmarrjet shtetërore janë bërë kontribuese të rëndësishme në rritjen e tregtisë së jashtme të provincës, duke zënë 54.1 për qind të importit dhe eksportit total të Shanxi me vendet partnere të “Një brez, një rrugë”. (Elona)