Kina jep alarm blu për stuhitë e rërës
2024-03-14 10:14:05

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Observatori Kombëtar i Kinës ka lëshuar një alarm blu për stuhitë e rërës në pjesët veriore dhe veriperëndimore të vendit.

Deri mbrëmjen e së enjtes, rëra dhe pluhuri pritet të godasin disa pjesë të Xinjiang, Mongolisë së Brendshme, Qinghai, Gansu dhe Ningxia, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike, citon “Xinhua”.

Disa pjesë të Xinjiang, Mongolisë së Brendshme dhe Gansu do të përjetojnë madje stuhi rëre, sipas qendrës.

Njerëzit janë këshilluar të marrin masa paraprake kundër erës dhe stuhive të rërës dhe shoferëve u është kërkuar të përgatiten për shikueshmëri të dobët. Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me tre nivele të koduar me ngjyra për stuhitë e rërës, ku portokallia përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga e verdha dhe bluja. (Elona)