Shoqata Kineze e Mikpritjes kërkon lehtësi më të madhe për udhëtarët globalë
2024-03-13 16:08:57

Foto nga VCG

Shoqata Kineze e Mikpritjes publikoi të martën një propozim, duke i kërkuar sektorit të akomodimit të vendit të ofrojë më shumë komoditet për udhëtarët globalë, shkruan “Xinhua”.

Sipas propozimit, masat e lidhura përfshijnë përafrimin e shërbimeve hoteliere me standardet globale, zgjerimin e opsioneve të rezervimit jashtë shtetit dhe thjeshtimin e proceseve të pagesave nëpërmjet kartave ndërkombëtare të kreditit.

Propozimi sugjeron gjithashtu ofrimin e shërbimeve të telekomunikacionit dhe hotelierisë të përshtatura për vizitorët ndërkombëtarë, si dhe ofrimin e aksesit në kanalet televizive globale.

Kina kohët e fundit ka ndërmarrë hapa për t'i bërë më të lehta pagesat me celular për vizitorët nga jashtë, të tilla si drejtimi i platformave të pagesave celulare për të rritur kufirin e tyre të vetëm të transaksionit. Edhe proceset e verifikimit të identitetit po bëhen më të thjeshta.

Udhëtimet totale hyrëse dhe dalëse të Kinës pritet të kalojnë 264 milionë këtë vit, duke gjeneruar të ardhura nga turizmi prej 107 miliardë dollarë amerikanë, bëri të ditur Akademia e Turizmit në Kinë. (Irma)