“Xiaomi” pritet të nxjerrë në treg makinën e parë elektrike më 28 mars
2024-03-13 10:52:00

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Automjeti i parë elektrik i kompanisë kineze të teknologjisë “Xiaomi”, SU7, do të dalë zyrtarisht në treg më 28 mars, deklaroi Lei Jun, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i “Xiaomi”, në një postim në platformën e mediave sociale “Sina Weibo”, shkruan “China Daily”.

“Xiaomi” e zbuloi planin për të ndërtuar automjete në vitin 2021 dhe shfaqi makinën e parë elektrike në një konferencë në dhjetor. Megjithatë, çmimi i makinës, një faktor që tërheq vëmendjen e publikut, nuk u njoftua.

Në një intervistë për “CCTV”, Lei tha se kompania ka shpenzuar mbi 10 miliardë juanë (1.4 miliardë dollarë) për modelin e parë, me mbi 3400 inxhinierë të përfshirë. (Irma)