“Airbnb” ndalon përdorimin e kamerave të sigurisë
2024-03-13 16:25:43

Foto nga VCG

“Airbnb” njoftoi se do të ndalojë përdorimin e kamerave të sigurisë së brendshme në mbarë botën deri në fund të muajit të ardhshëm.

Platforma e dhënies së banesave me qira në internet, me qendër në San Francisko, bëri të ditur se po kërkon të thjeshtojë politikën e saj të kamerave të sigurisë duke i dhënë përparësi privatësisë, shkruan “ATSH”.

“Këto ndryshime u bënë në konsultim me vizitorët tanë, mikpritësit dhe ekspertët e privatësisë dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë opinione për të ndihmuar në sigurimin e funksionimit të politikave tona për komunitetin tonë global”, tha Juniper Doëns, kreu i politikave dhe partneriteteve të komunitetit në “Airbnb”.

“Airbnb” kishte lejuar përdorimin e kamerave të sigurisë së brendshme në zonat e përbashkëta, për sa kohë që vendndodhjet e kamerave zbuloheshin. Sipas politikës së re, banesat do të lejohet të përdorin kamerat e ziles së derës dhe monitorët me zhurmë, të cilat lejohen vetëm në hapësirat e përbashkëta, për sa kohë që zbulohet vendndodhja dhe prania e pajisjeve.

Ndryshimi i politikës do të hyjë në fuqi më 30 prill. (Irma)