Shkollave kineze u kërkohet aktivitet fizik për nxënësit gjatë pushimit mes orëve të mësimit
2024-03-13 16:12:44

Foto nga CFP

hkollave fillore dhe të mesme kineze u është kërkuar që nxënësit të dalin jashtë klasave të tyre për aktivitete fizike gjatë pushimit mes orëve, sipas një qarkoreje të Ministrisë së Arsimit për parandalimin dhe kontrollin e miopisë, shkruan “Xinhua”.

Shkollat duhet të organizojnë një pushim 30-minutësh për aktivitete sportive çdo ditë, në mënyrë që nxënësit të lehtësojnë lodhjen vizuale, thuhet në një qarkore të publikuar nga Ministria e Arsimit dhe tre departamente të tjera, që njofton nisjen e një fushate njëmujore mbarëkombëtare në mars për parandalimin dhe kontrollin e miopisë.

Përveç kësaj, dokumenti u kërkoi gjithashtu departamenteve të mbikëqyrjes së tregut në të gjithë Kinën që të hetojnë dhe të merren me aktivitetet mashtruese të marketingut dhe publicitetit të produkteve për parandalimin dhe kontrollin e miopisë për fëmijët dhe adoleshentët sipas ligjit. (Irma)