Emigracioni i paligjishëm, Letonia shton kontrollet kufitare me Bjellorusinë
2024-03-13 16:18:48

Foto nga VCG

Letonia do të rrisë sigurinë përgjatë kufirit me Bjellorusinë në përgjigje të rritjes së përpjekjeve për të kaluar ilegalisht kufirin.

Qeveria në Letoni bëri të ditur se rojeve kufitare letone do t’u jepen kompetenca shtesë në gjashtë rajone në lindje të Republikës baltike, shkruan “ATSH”.

“Policia dhe ushtria janë udhëzuar gjithashtu të ofrojnë mbështetjen e tyre për mbrojtjen e kufirit”, njoftoi Ministria e Brendshme e Letonisë.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi për gjashtë muaj deri më 12 shtator.

Ardhja e pranverës ka sjellë një rritje të numrit të emigrantëve që tentojnë të kalojnë ilegalisht nga Bjellorusia drejt vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së. Letonia ndan një kufi prej 172 kilometrash me Bjellorusinë. (Irma)