“Apple” do të zgjerojë laboratorin e kërkimit të aplikuar në Kinë
2024-03-13 15:54:47

Foto nga VCG

Gjiganti amerikan i teknologjisë “Apple” njoftoi të martën se do të zgjerojë laboratorin e tij të kërkimit të aplikuar në Shangai dhe do të krijojë një laborator të ri në Shenzhen më vonë gjatë vitit, raporton “Xinhua”.

Këta laboratorë do të mbështesin prodhimin inteligjent, së bashku me besueshmërinë, cilësinë dhe analizën e materialeve të produkteve, duke ofruar burime për ekipin global të inxhinierisë dhe dizajnit, deklaroi Isabel Ge Mahe, zëvendëspresidente e “Apple” dhe drejtoresha menaxhuese e “Greater China”.

“Apple” njoftoi se ka investuar në mënyrë kumulative 1 miliard juanë (rreth 140 milionë dollarë amerikanë) në ndërtimin e laboratorëve të kërkimit të aplikuar në Kinë.

“Apple” ka punuar për zhvillimin në Kinë për më shumë se 30 vjet. Të dhënat tregojnë se 151 nga 200 furnizuesit kryesorë të kompanisë kanë aktivitete prodhuese në Kinë.

Kompania ka qendra kërkimi dhe zhvillimi në Pekin, Shangai, Suzhou dhe Shenzhen. Gjatë pesë viteve të fundit, ekipi i kërkimit dhe zhvillimit në Kinë është dyfishuar. (Irma)