Pekini: Goditja e ShBA-së ndaj "TikTok"-ut dëmton mjedisin ndërkombëtar të investimeve
2024-03-13 20:21:40

Goditja e ShBA-së ndaj "TikTok"-ut, që dëmton besimin e investitorëve te mjedisi ndërkombëtar i investimeve dhe minon rendin normal ekonomiko-tregtar global, në fund do të kthehet në bumerang për vetë ShBA-në, theksoi të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin.

Foto:VCG

zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin(Foto:VCG)

Wang bëri këto komente në një konferencë shtypi, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me votimin e ligjvënësve amerikanë për një ndalim të mundshëm të "TikTok"-ut. "Në vitet e fundit, megjithëse ShBA-ja nuk ka gjetur kurrë prova që 'TikTok'-u kërcënon sigurinë e saj kombëtare, nuk e ka ndalur kurrë shtypjen ndaj tij", tha zëdhënësi.

Sipas tij, një praktikë e tillë ngacmimi, e cila nuk përputhet me konkurrencën e ndershme, prish veprimtarinë normale të biznesit të ndërmarrjeve, dëmton besimin e investitorëve te mjedisi ndërkombëtar i investimeve dhe minon rendin normal ekonomiko-tregtar global.(Zhang Yan/Artan)