“JPMorgan Asset Management”: Kina mbetet e pazëvendësueshme
2024-03-13 15:52:39

Foto nga VCG

“JPMorgan Chase & Co.” planifikon të mbështesë përpjekjet e saj të punësimit në Kinë për të zgjeruar biznesin e saj të menaxhimit të aseteve në ekonominë e dytë më të madhe në botë, raportoi “Bloomberg”, citon “Xinhua”.

“Industria e fondeve të përbashkëta të Kinës mbetet një treg i pazëvendësueshëm i rritjes për menaxherët globalë të aseteve, duke ofruar një siguri të madhe rritjeje”,- tha Desiree Wang, shefja ekzekutive e “JPMorgan Asset Management China”.

Në raport thuhet se “JPMorgan Chase & Co.” ka në plan të lançojë “Exchange-Traded Fund” (ETF) që ndjek indeksin CSI A50 në vitin 2024.

Fondi mblodhi 2 miliardë juanë (278 milionë dollarë amerikanë) në më pak se 10 ditë.

“Ndërsa më shumë investitorë i zhvendosin investimet e tyre në asete përtej pasurive të paluajtshme, industria e fondeve të përbashkëta të Kinës do të vazhdojë të rritet”,- tha Wang. (Irma)