Shefi i OKB-së bën thirrje për armëpushim për Ramazan në Gaza dhe Sudan
2024-03-13 16:48:38

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për armëpushim në Gaza dhe Sudan gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Meqë e hëna shënoi fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, është një periudhë kur myslimanët në mbarë botën festojnë dhe përhapin vlerat e paqes, pajtimit dhe solidaritetit. Megjithatë, vrasja, bombardimet dhe gjakderdhja vazhdojnë në Gaza”,- tha Guterres, citon “Xinhua”.

Ai apeloi për të nderuar frymën e Ramazanit duke heshtur armët dhe duke hequr të gjitha pengesat për të siguruar shpërndarjen e ndihmave humanitare me shpejtësinë dhe shkallën masive të kërkuar.

“Vrasja dhe shkatërrimi i civilëve kanë qenë në një nivel të paprecedentë. Ndërkohë, lehtësimi që shpëton jetë për palestinezët në Gaza është shumë i pakët. Një sulm i kërcënuar izraelit në Rafah mund ta zhysë popullin e Gazës në një rreth edhe më të thellë ferri”,- paralajmëroi ai.

Guterres bëri thirrje edhe për ndërprerjen e armiqësive gjatë Ramazanit në Sudan. “Lufta atje duhet të përfundojë për hir të popullit sudanez që përballet me urinë, tmerret dhe vështirësitë e patreguara. Në Gaza, në Sudan dhe më gjerë, është koha për paqe. U bëj thirrje liderëve politikë, fetarë dhe të komunitetit mysliman kudo që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për ta bërë këtë periudhë të shenjtë një kohë për ndjeshmëri, veprim dhe paqe”,- tha Guterres. (Irma)