Kina është e aftë për të garantuar siguri financiare
2024-03-13 14:57:09

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina ka besimin, kushtet dhe aftësitë për të ruajtur sigurinë financiare, deklaroi Li Yunze, kreu i Administratës Kombëtare të Rregullatorit Financiar, cituar nga “Xinhua”.

Sipas tij, rreziqet financiare janë përgjithësisht nën kontroll dhe vendi ka kushte dhe burime të mjaftueshme për t’i trajtuar ato.

Zhvillimi, veçanërisht zhvillimi me cilësi të lartë, është thelbësor për parandalimin dhe zbutjen e rreziqeve, theksoi ai, duke shtuar se administrata do të mbetet e vendosur në ndjekjen e rrugës së zhvillimit financiar me karakteristika kineze.

“Me parandalimin dhe zbutjen e rreziqeve financiare si detyrë parësore, rregullatorët do të jenë më largpamës në kryerjen e mbikëqyrjes dhe rregullimit në një mënyrë më të synuar, efektive dhe të koordinuar, në mënyrë që të sigurohet që të mos shfaqen rreziqe sistematike”,- tha Li. (Irma)