Kina: ShBA-ja zbaton standarde të dyfishta mbi të drejtat e njeriut
2024-03-13 20:43:01

“Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit gëzon qëndrueshmëri shoqërore, zhvillim ekonomik e harmoni fetare dhe në të mbrohen siç duhet të drejtat e njeriut të pakicave të ndryshme kombëtare që jetojnë atje, duke përfshirë ujgurët", tha zëdhënësi i diplomacisë kineze Wang Wenbin duke komentuar fjalët e sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken mbi këtë rajon të Kinës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Blinkeni u shpreh në një deklaratë të bërë në kuadrin e nisjes së muajit të Ramazanit se myslimanët në Xinjiang të Kinës, në Mianmar e Bangladesh, si edhe palestinezët, po përballen me vuajtje dhe konflikte.

“Në Xinjiang nuk ka konflikte, ka në Gazë. Myslimanët në Xinjiang nuk po vuajnë nga uria, dëbimet e vrasjet, por miliona palestinezë në Gazë po. Pala amerikane duhet të ndalojë ndjekjen e standardeve të dyfishta mbi të drejtat e njeriut, të ndalojë lojën politike me çështjen e të drejtave të njeriut në Gazë dhe të ndalojë pengimin e përpjekjeve të Këshillit të Sigurimit për të nxitur armëpushimin në Gazë. Ajo që nevojitet të bëjë pala amerikane nuk është publikimi i një deklarate hipokrite dhe të kotë, por veprimet konkrete për të shpëtuar jetën e myslimanëve në Gazë", theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin.(Zhang Yan/Artan)