Zhvillimi me cilësi të lartë është çelësi për zgjidhjen e rreziqeve financiare
2024-03-12 12:57:46

Foto nga VCG

Zhvillimi me cilësi të lartë është strategjia themelore për zgjidhjen e rreziqeve financiare, tha të hënën Li Yunze, kreu i Administratës Rregullatore Financiare Kombëtare të Kinës.

Duke folur në Korridorin e Ministrave, pas mbledhjes përmbyllëse të sesionit të dytë të Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore, të mbajtur në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, Li vuri në dukje se parandalimi dhe zgjidhja e rreziqeve financiare është një temë e përjetshme e sektorit financiar të Kinës. Ai shtoi se Kina është e sigurt dhe e aftë për të ruajtur sigurinë financiare të vendit.

Ekonomia reale është themeli i financave dhe financat janë jetike për ekonominë reale, tha Li, duke shtuar se Kina e optimizon vazhdimisht  ofertën financiare, e cila luan një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen ekonomike.

Ai theksoi gjithashtu se cilësia e efikasiteti i shërbimeve ndaj ekonomisë reale vazhdon të përmirësohet dhe mbulimi me shërbime financiare po vazhdon të zgjerohet.