Anhui i Kinës lindore pati rritje të tregtisë së jashtme të mallrave me 12.8 për qind në janar-shkurt
2024-03-12 10:59:24

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Importi dhe eksporti total i mallrave në provincën Anhui, në Kinën lindore, u rrit me 12.8 për qind në baza vjetore në 122.51 miliardë juanë (17.26 miliardë dollarë amerikanë) në dy muajt e parë të vitit, duke shënuar një rekord të lartë, sipas autoriteteve lokale, njofton “Xinhua”.

Sipas Zyrës Doganore Hefei, eksportet e provincës u rritën me 17.5 për qind në baza vjetore në 81.46 miliardë juanë, ndërsa importet u rritën me 4.5 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2023 në 41.05 miliardë juanë.

Ndërmarrjet private janë bërë kontribues të rëndësishëm në rritjen e tregtisë së jashtme të krahinës. Gjatë kësaj periudhe, vëllimi i importit dhe eksportit të ndërmarrjeve private arriti në 63.51 miliardë juanë, duke përbërë 51.8 për qind të vëllimit total të tregtisë së jashtme të provincës.

Tregtia midis Anhuit dhe vendeve partnere të nismës “Një brez, një rrugë” u rrit në 63.05 miliardë juanë në dy muajt e parë, 14 për qind më shumë në baza vjetore, duke arritur në 51.5 për qind të vëllimit total të tregtisë së jashtme të provincës. (Fatosi)