Muzeu Hebei ndër 5 muzetë më të pëlqyer nga përdoruesit e internetit
2024-03-12 11:24:35

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Muzeu Hebei në Shijiazhuang, në provincën Hebei, u zgjodh së fundi si një nga 5 muzetë më të pëlqyer nga përdoruesit e internetit, njofton “China Daily”.

Sipas muzeut, numri i ndjekësve pati një rritje prej 195 për qind për llogarinë e tij në platformën e ndarjes së videove “Douyin”.

Muzeu njoftoi se gjatë gjithë vitit, llogaria fitoi më shumë se 36.000 ndjekës të rinj.

Sipas një raporti të fundit nga “Douyin” dhe “China Cultural Relics News”, videot që shfaqin relikte të tilla si kostumi i varrimit të “Jade Sewn with Gold Thread” dhe “Chang Xin Palace Lamp” u renditën ndër 10 videot më të shikuara të relikteve kulturore të vitit. (Fatosi)