Doganat në Guangdong të Kinës raportojnë rritje të trenave ndërkombëtarë të mallrave në janar-shkurt
2024-03-12 15:44:01

Foto nga VCG

Dogana Huangpu në provincën Guangdong të Kinës jugore regjistroi një numër në rritje të trenave ndërkombëtarë të mallrave në dy muajt e parë të vitit, njofton “Xinhua”.

Gjithsej 62 trena ndërkombëtarë, që transportonin 6810 njësi TEU mallra u trajtuan përmes doganës, që përfaqëson një rritje përkatësisht prej 26.5 për qind dhe 45.4 për qind në baza vjetore.

Dogana Huangpu mbikëqyr punët doganore në zonat kryesore të prodhimit dhe eksportit të Guangdong, duke përfshirë qytetin e Dongguan dhe rrethet Huangpu dhe Zengcheng të Guangzhou, kryeqendra e provincës.

Dogana mbikëqyri nisjen e trenit të parë të mallrave Kinë-Europë të Guangdong në vitin 2013.

Në vitin 2023, 444 trena mallrash Kinë-Evropë u operuan përmes Doganës Huangpu, tre herë më shumë se në vitin 2020. (Fatosi)