Kancelari gjerman bën thirrje për armëpushim në Gaza gjatë Ramazanit
2024-03-12 11:51:34

Foto Rtsh

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës për periudhën e Ramazanit, shkruan “RTSH”.

Gjatë një video-mesazhi, kancelari gjerman tha se muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për meditim dhe reflektim, duke theksuar se nisja e agjërimit është një gjest i bukur për bashkëjetesë paqësore dhe kohezion.

Scholz theksoi se armëpushimi në Lindjen e Mesme gjatë Ramazanit do të siguronte që pengjet izraelitë të rrëmbyer nga Hamasi do të liroheshin dhe se më shumë ndihma humanitare do të arrinin në Gaza.

Ai gjithashtu tha se është e papranueshme që myslimanët e vendit të ndihen të pasigurt për të ardhmen e tyre. (Fatosi)