Raporti i SIPRI: Europa dyfishon importin e armëve, SHBA-ja rrit eksportin
2024-03-12 11:53:10

Avione (Foto Shqiptarja.com)

Shtetet në Evropë pothuajse kanë dyfishuar importet e tyre të armëve kryesore në mes viteve 2014-2018 dhe 2019-2023, shkruan “Panorama” duke cituar raportin e Institutit Ndërkombëtar për Kërkim të Paqes (SIPRI).

Sipas raportit, SHBA-ja ka arritur me 17 për qind eksportet e saj të armëve mes viteve 2014-2018 dhe 2019-2023.

Raporti i SIPRI-t bën të ditur se Rusia për herë të parë është eksportuesja e tretë më e madhe e armëve, pas Francës.

Afro 55 për qind e armëve të importuara nga shtetet europiane në periudhën 2019-2023 ishin nga Shtetet e Bashkuara, shifër që është shumë më e lartë krahasuar me 35 për qind në periudhën 2014-2018. (Fatosi)