Rikthehet shërbimi i ujit në Hohhot pas plasjes së tubit
2024-03-12 11:16:27

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Furnizimi me ujë rinisi gradualisht prej së hënës pas një ndërprerje në shkallë të gjerë që ndodhi të premten në Hohhot, në rajonin autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës, njoftoi Televizioni Qendror i Kinës, citon “China Daily”.

Ndërprerja, si rezultat i një plasjeje të tubit në impiantin e trajtimit të ujit Jinhe, ndodhi rreth pasditen e të premtes dhe preku 35 zona të mëdha banimi dhe disa komunitete më të vjetra në qytet. Pas riparimit emergjent, restaurimi i sistemit të injektimit të ujit në uzinë filloi herët të hënën.

Sipas uzinës, ndërprerja e ujit u shkaktua nga një shpërthim i papritur i tubacionit të furnizimit për shkak të luhatjeve në rrjetin elektrik, duke rezultuar në uljen e prodhimit.

Disa zona në zonën urbane pësuan ulje të presionit të ujit.

Gjatë ndërprerjes, kompania përgatiti automjete emergjente të furnizimit me ujë dhe banorët mund të kontaktojnë kompanitë e menaxhimit të pronës dhe punonjësit e komunitetit për të rregulluar dërgimin e ujit. (Fatosi)