Kina do të promovojë aktivitete fitnesi për të gjithë
2024-03-12 15:47:35

Foto nga VCG

Kina do të promovojë aktivitete fitnesi për të gjithë, duke premtuar përpjekje të vazhdueshme për të shtuar organizimin e eventeve sportive, ambientet e fitnesit dhe objektet në komunitetet lokale, deklaroi Gao Zhidan, kreu i Administratës së Përgjithshme të Sportit të Kinës, citon “Xinhua”.

Në një konferencë shtypi pas përfundimit të sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore, ai tha se numri i objekteve sportive në të gjithë vendin u rrit me shpejtësi në vitin 2023, me sipërfaqen për frymë të objekteve sportive që arrin në 2.89 metra katrorë.

Ai theksoi se gjatësia totale e shtigjeve të fitnesit arriti në 371.000 km, 107 për qind më shumë nga viti 2019. (Fatosi)