Tregtia e jashtme e Kinës pritet të ruajë rritjen në gjysmën e parë të vitit
2024-03-12 15:28:01

Foto nga VCG

Vlerësohet se tregtia e jashtme e Kinës do të ruajë vrullin rritës në gjysmën e parë të vitit, deklaroi Yu Jianhua, kreu i Administratës së Përgjithshme të Doganave (GAC), njofton “Xinhua”.

Sipas statistikave të fundit të Doganave, që nga fillimi i këtij viti, importet dhe eksportet e Kinës kanë vazhduar të përmirësohen, tha Yu.

Në dy muajt e parë të vitit, importet dhe eksportet e Kinës arritën në 6.6 trilionë juanë (rreth 930 miliardë dollarë amerikanë), një nivel historik për të njëjtën periudhë, tha ai.

Sipas Yu, norma e rritjes së tregtisë së Kinës me vendet partnere të “Një brez, një rrugë” është më e lartë se niveli mesatar. Tregtia elektronike ndërkufitare, prokurimet e tregut dhe modelet e tjera të reja të tregtisë së jashtme kanë parë një vrull të fortë. (Fatosi)