Forcat e reja prodhuese cilësore të Kinës tërheqin vëmendjen globale
2024-03-12 15:23:25

Foto nga VCG

Propozimi i Kinës për të përshpejtuar inovacionin me forca të reja prodhuese cilësore është pritur me reagime pozitive nga ekspertë dhe studiues në mbarë botën, njofton “CGTN”.

Zhvillimi i forcave të reja prodhuese cilësore është një pjesë kyçe e strategjisë së zhvillimit ekonomik të Kinës që thekson rolin e shkencës dhe teknologjisë në nxitjen e rritjes dhe edukimin e zhvillimit të industrive strategjike në zhvillim.

Kina ka hyrë në një fazë të re zhvillimi bazuar në forcat e reja prodhuese cilësore, të cilat do ta ndihmojnë vendin të përmirësojë cilësinë e fuqisë punëtore, të arrijë zhvillim me cilësi të lartë dhe të rrisë të ardhurat për frymë.

Tregtia e jashtme e Kinës u rrit me 8.7 për qind në baza vjetore në dy muajt e parë të vitit, duke tejkaluar parashikimet e tregut me një diferencë të madhe.

Përsa i përket eksporteve, në janar-shkurt, elektronika përbënte afro 60 për qind të eksporteve, duke përfshirë pajisjet e përpunimit automatik të të dhënave, qarqet e integruara dhe automobilat. (Fatosi)