Studiuesit kinezë krijojnë nanopajisje inteligjente të ADN-së për trombolizën e përpiktë
2024-03-12 18:26:04

Foto: Shembull i një nanopajisjeje inteligjente të ADN-së në kryeqendrën e provincës Jiangsu të Kinës Lindore Nankin, 10 mars 2024 / Xinhua 

Kërkuesit kinezë nga Universiteti i Postës dhe Telekomunikacionit i Nankinit kanë krijuar një nanopajisje inteligjente të ADN-së për terapinë trombolitike, e cila mund të gjejë automatikisht mpiksjet e gjakut (trombet) dhe të bëjë dhënien e saktë të ilaçit. Ekipi kërkimor përdori teknologjinë e origamit të ADN-së për të integruar nanofletët e ADN-së me vendet e lidhjes së aktivizuesit të plasminogjenit të indeve (tPA) të paracaktuar dhe kapëset e ADN-së reaguese ndaj trombinës. Kapësja është një strukturë trefishe e ADN-së që vepron si identifikuese e trombit, kontrolluese e pragut dhe çelës hapjeje. 

Foto nga faqja elektronike e Universitetit të Postës dhe Telekomunikacionit të Nankinit 

"Barnat trombolitike janë një thikë me dy presa dhe mund të jenë të rrezikshme nëse nuk përshtaten siç duhet. Barnat mund të shpërbëjnë pa dallim fibrinën në plagët normale, duke shpënë në funksion jonormal të mpiksjes së gjakut dhe, në raste të rënda, në plagë të hapura dhe gjakderdhje," tha Wang Lianhui, një anëtar i ekipit kërkimor.

Megjithatë, kjo nanopajisje mund të përcaktojë nëse bëhet fjalë për një mpiksje gjaku apo një plagë bazuar në përqendrimin e trombinës. Në qoftë se përqendrimi është i lartë, kjo do të thotë që aty ka një tromb dhe pajisja pastaj lëshon ilaçin. 

Foto:VCG

Foto:VCG

Pajisja mund të shpërbëhet e të metabolizohet në trupin njerëzor dhe pritet të ofrojë një zgjidhje të re për trajtimin e sëmundjeve të tilla si infarkti i miokardit dhe pika, thanë kërkuesit. 

Studimi është botuar në internet në revistën "Nature Materials".(Artan)